Telenews

Ambasada ruse në Beograd reagon pasi Kosova shpalli non-grata spiunen Daria Asmalova

Ambasada ruse në Beograd ka reaguar për shpalljen non-grata të spiunen ruse Daria Asmalova e cila u arrestua në pikë kufitare në veri të Kosovës.

“Ndalimi i pabazuar i Daria Aslamovës paraqet një provokim tjetër të institucioneve të përkohshme në Kosovë, shembull i shpërfilljes së plotë të Prishtinës ndaj parimeve themelore demokratike, përfshirë lirinë e mediave. Ftojmë Sekretariatin e OKB-së, UNMIK-un, Misionin e OSBE-së në Kosovë, Misionin e BE-së për zbatimin e rendit dhe ligjit dhe ekspertët e organizatave ndërkombëtare të dalin menjëherë me një vlerësim publik të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e ambasadës ruse shkruan KosovoOnline.

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, njoftoi dje se Daria Asmalovas i është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vjet.

Sipas Sveçlës, shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares.

“Sot, në pikë kalimin kufitar në veri të vendit është ndaluar Daria Aslamova. Shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares. E njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës”, ka shkruar Sveçla.

Të ngajshme

Prishet moti në rajon, nga nesër bien temperaturat edhe në Kosovë

Yllka Gashi

Gjini: A ju kemi thënë?, sot ishte edhe një maskaradë për ta blerë kohën

Yllka Gashi

“Një shqiptar në klub, turp për Spartakun”, tifozët serbë provokojnë Mirlind Dakun

Yllka Gashi