Telenews

Kusari-Lila: Kodi civil e ligji i pagave do të trajtohen në sesionin vjeshtor

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka prezantuar sot të arriturat e kuvendit për sesionin pranveror, ku foli edhe për atë se çka pritet të trajtohet në atë vjeshtor.

Kusari-Lila tha se në sesionin vjeshtor do të trajtohen edhe kodi civil e ligji i pagave.

Ajo madje tha se kodi civil është një ndër projektet më të rëndësishme që duhen miratuar.

“Kodi civil është vlerësuar si më i rëndësishmi… S’është dokument që duhet të thjeshtësohet vetëm në një çështje, projekt-kodi civil është më voluminozi, që projekton jetën e qytetarëve prej lindjes deri në vdekje, secili projekt që lidhet me gjendjen civile është i shkruar në këtë projekt-kod, jemi optimistë që do të kalojë në sesionin vjeshtor”, ka thënë Kusari-Lila./

 

Të ngajshme

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Villa Bellevue destinacioni ideal për pushim, relaks dhe momente të paharrueshme

Rrezarta Ramaj

Kuvendi njofton, nesër vazhdon seanca konstituive

Yllka Gashi