Telenews

Ukraina godet bazën ruse në Krime

Një goditje e beftë, por e efektshme, ka ardhur nga ana e Ushtrisë së Ukrainës drejt një baze ajrore të Rusisë, e cila ndodhet në gadishullin e Krimesë.

Në bazë të raportimeve të para dhe sinjalizimeve mediatike, një shtëllungë e madhe tymi është ngritur nga baza ajrore.

Kievi ende nuk e ka marrë përsipër autorësinë, por burime pranë Qeverisë, për media të shumta ukrainase, kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një sulm nga Ukraina.

Në bazën me dalje edhe në Detin e Zi, ka një flotë të tërë avionësh luftarakë të modeleve Su-30SM, Su-24M, Su-24MP dhe Tu-134.

Nëse faktohet se vërtetë pas goditjes së Novofedorivka-s fshihet Ukraina, atëherë ky do të ishte edhe një prej sulmeve më të suksesshme nga ana e tyre karshi rusëve.

Më parë, goditje ka pasur edhe ndaj anijes “Moskva”, e cila u fundos dhe ishte një prej “lukseve” ruse në Detin e Zi.

Të ngajshme

Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova paraqitet si shtet i pavarur

Rrezarta Ramaj

Pas takimit treorësh me Putinin, Witkoff dhe Kushner udhëtojnë drejt Kievit –

KushtrimGuraj

Bie çmimi i arit –

KushtrimGuraj