Telenews

Zelensky: Lufta në Ukrainë duhet të përfundojë me çlirimin e Krimesë

Lufta në Ukrainë filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me çlirimin e saj, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Presidenti i Ukrainës po fliste pasi një varg shpërthimesh goditën një bazë ajrore ruse në Krimenë e aneksuar, duke lënë të vdekur një person, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Zelensky nuk i përmendi shpërthimet e së martës, por tha: “Krimeja është ukrainase dhe ne kurrë nuk do të heqim dorë nga ajo”.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se shpërthimet ndodhën shkaku i municioneve në një dyqan. Ndërkohë, Ukraina mohoi çdo përgjegjësi për shpërthimet.

Krimea njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës, por gadishulli i Detit të Zi u aneksua nga Rusia në vitin 2014 pas një referendumi të cilin komuniteti global e sheh si të paligjshëm. Shumë ukrainas e shohin këtë si fillimin e luftës së tyre me Rusinë.

Të ngajshme

Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova paraqitet si shtet i pavarur

Rrezarta Ramaj

Pas takimit treorësh me Putinin, Witkoff dhe Kushner udhëtojnë drejt Kievit –

KushtrimGuraj

Bie çmimi i arit –

KushtrimGuraj