Zjarri i ndezur dy vite më parë, midis këngëtares Dafina Zeqiri dhe reperes Tayna, nuk është shuar Akoma.
“Bye bye” është bashkëpunimi që është lansuar dy vite më parë nga Tayna dhe Dafina dhe arriti menjëherë suksesin duke u kthyer hit në vetëm pak orë.

Këngëtaret madje gëzonin edhe një miqësi mjaft të ngushtë me njëra-tjetrën, por për fat të keq nuk zgjati shumë.
Dafina është mjaft aktive në “TikTok” e në një ndër videot e fundit një komentuese i shkruan:
“Tayna left the chat (largohet)”. “Më mirë”, ia kthen Dafina. Na mbetet të presim nëse Tayna do t’i kthejë një përgjigje për “sulmin” e drejtpërdrejtë të Dafinës.

Mirëpo edhe Tayna, nuk ka qëndruar në heshtje. Gjatë ditës së djeshme, reperja është shfaqur tejet sensuale me bikini. Përbri fotos në story Doruntina shkruan: Prej syzeve prada ku je nuk po të shoh,”- fragment ky nga kënga e saj e fundit.


