Telenews

Albin Kurti pret në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.

Duke e falënderuar ambasadoren Gomes për bashkëpunimin përgjatë gjithë mandatit të saj në Kosovë, Kurti shprehu mirënjohjen e Qeverisë për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi nga shteti i Luksemburgut, njofton Klan Kosova.

Ai vlerësoi partneritetin afatgjatë dhe shprehu vullnetin e Qeverisë për t’i forcuar më tej lidhjet mes të dy shteteve.

Ambasadorja Gomes potencoi vullnetin e shtetit të Luksemburgut për vazhdim të mbështetjes dhe zgjerim të marrëdhënieve bilaterale.

Kurti i uroi ambasadores Gomes suksese të mëtutjeshme në angazhimet e saj të radhës.

Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me shtetin e Luksemburgut dhe përfaqësuesit e tij në Kosovë, në përmbushjen e synimeve të përbashkëta

Të ngajshme

“Kam djalin 12-vjeçar, nuk e di ku është” – ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt kundërshton paraburgimin, Prokuroria zbulon gjashtë raste penale ndaj tij

Rrezarta Ramaj

Shembet pllaka e betonit në një vendpunishte në Prizren, lëndohen disa punëtorë

Rrezarta Ramaj

Anulohet tenderi, pacientët e Spitalit të Mitrovicës mbesin pa çarçafë e jastëkë

Rrezarta Ramaj