Telenews

Dikur të dashur, Dua Lipa e Ledri përqafohen në “Sunny Hill” (VIDEO)

“Sunny Hill Festival” u mbajt për katër ditë rresht në Prishtinë, javën që lamë pas.

Festivali u mbajt në parkun e Gërmisë në Prishtinë ku performuan artistë të ndryshëm.

Ndër artistët që performuan ishte edhe Ledri Vula, i cili vite më parë ishte në lidhje dashurie me këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipën.

Së fundmi në rrjete sociale është publikuar një video e dyshes, ku shihen duke u përqafuar me njëri-tjetrin teksa bisedojnë.

Para pak kohësh, gruaja e Ledrit, blogerja Sara Hoxha kishte folur rreth komenteve që shpeshherë i bëjnë ndjekësit për Dua Lipën dhe Dafina Zeqirin

“Ne nuk kemi lind bashkë, unë e takova Ledrin kur isha 25-26 vjeçe, ai e ka një të shkuar, edhe për Dafinën më shajnë si mund ta takosh atë dhe të rrish me të, mua më duket normale më pëlqejnë edhe Dua edhe Dafina janë njerëz të mirë, na ecën muhabeti, kjo tregon që unë jam rehat me veten time dhe nuk xhelozoj për ish të dashura të Ledrit”, ishte shprehur Sara.

Të ngajshme

Amber pas daljes nga BBVA: Bëra gabim, jam penduar

Erzana Fazliu

Bebe Rexha me dëshirë të pazakontë: Dua ta kem një lopë

Erzana Fazliu

Përmendet UÇK-ja, Gjesti reagon ashpër

Erzana Fazliu