Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të pritet sot në takim në Bruksel nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg
Pas takimit, ata do të kenë konferencë për media që mbahet në orën 17:00.
Nuk dihet se cila do të jetë tema e takimit, por ajo që së fundi Kurti e Stoltenberg folën ishte situata në veri.
Stoltenberg pas bisedës me Kurtin deklaroi se të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.
Shefi i NATO-s përpara takimit me kryeministrin e Kosovës, një të tillë do ta zhvillojë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pas takimit, edhe Stoltenberg e Vuçiq do të kenë konferencë për media që do të nis nga ora 15:30, njofton Klankosova.tv.
Nuk dihet tema e takimit, por ai mbahet një ditë përpara se Kurti e Vuçiq ta kenë një një të tillë në Bruksel.