Telenews

Analiza e Baton Haxhiut “ndez” Imer Mushkolajn: Është qesharake

Opinionisti Imer Mushkolaj nuk është pajtuar me analizën e Baton Haxhiut rreth veprimeve politike të Lumir Abdixhikut, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Publicisti Haxhiu e ka kritikuar ashpër Abdixhikun për refuzimin e takimit me presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj, të martën. Në një editorial të publikuar në Albanian Post, Haxhiu e ka quajtur “kalama” Abdixhikun. Ka thënë se kryetari i ri i LDK-së e ndjen veten si President.

“Lumir Abdixhiku është pasues i Ibrahim Rugovës, por jo pasardhës apo trashëgimtar i tij. Ai është thjeshtë një kryetar i radhës i LDK”, shkroi Haxhiu.

Por, analizën e Haxhiut e ka quajtur “qesharake” Imer Mushkolaj. Opinionisti i “Debat Plus” ka thënë se nuk qëndron krahasimi mes ish-presidentit Ibrahim Rugovës dhe kryetarit aktual të LDK-së.

“LDK është veç nji parti politike, si të gjitha të tjerat, edhe Lumiri veç nji kryetar partie, si krejt të tjerët. Çdo përpjekje për me e paraqitë ndryshe është qesharake”, ka reaguar Mushkolaj të martën në mbrëmje

“P.s. Ibrahim Rugova ka vdekë më 2006”, ka pohuar Mushkolaj.

Lumir Abdixhiku ka refuzuar ta takojë presidentin Bajram Begaj gjatë vizitës së tij të parë, dy ditore në Prishtinë në fillim të kësaj jave.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se arsyeja e dështimit të takimit mes Abdixhikut dhe Begaj ndërlidhet me një refuzim të presidentit shqiptar që takimi të ndodhte në zyrat qendrore të LDK-së në Prishtinë.

Të ngajshme

Nard Ndoka: Edi Rama e urren Kosovën, zgjedhjet sot do t’i fitojë Berisha

Valjeta Turkaj

Motoçiklistë me flamuj serb defilojnë në rrugën Gjakovë-Prishtinë duke provokuar qytetarët – Nuk i ndalen kontrollit të Policisë

Valjeta Turkaj

Sherr mes dy personave në qendrën e votimit në Fushë Milot, dyshohet për të shtëna me armë

Valjeta Turkaj