Telenews

Barcelona e merr një lajm të keq nga Anglia

Barcelona e ka marrë një lajm të keq nga Anglia.

Gjiganti katalunas është i interesuar për transferimin e Bernardo Silvas.

Por, mediat britanike shkruajnë se mesfushori portugez ka vendosur të qëndrojë në Manchester City.

28 vjeçari shihet si pasues i Frenkie de Jongut në “Camp Nou” pasi përfaqësuesi holandez mund t’i bashkohet Chelseat.

Megjithatë, mediumi britanik “The Athletic” raporton se futbollisti kreativ e ka ndarë mendjen dhe dëshiron të qëndrojë në “Etihad Stadium”.

Ditë më parë u spekulua se kampioni aktual anglez i kërkon 100 milionë euro për kartonin e futbollistit, i cili mund të luajë në disa pozita të mesfushës.

Tash, “Blaugrana” duhet ta kërkojnë një tjetër alternativë, edhe pse Silva i përshtatet mjaft mirë lojës së trajnerit Xavi Hernandez.

Të ngajshme

Arbër Hoxha drejt largimit nga Dinamo, klubi polak ofron këtë shumë për transferimin e tij

Blearta

Messi reagon pas titullit të Barcelonës: Kampion, forca Barcelona

Valjeta Turkaj

A u rikthye në Francë? Tifozët e Real Madridit dyshojnë për Mbappen

Valjeta Turkaj