Telenews

Themelohet Komiteti Teknik Emergjent për krizën me energjinë

Duke u bazuar në situatën energjetike në Kosovë, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë vendim për themelimin e Komitetit Teknik Emergjent.

Ky komitet bëhet e ditur se ka për qëllim hartimin e rekomandimeve për minimizimin e pasojave nga  kriza energjetike.

Në mbledhjen e parë  tëka rekomanduar që me qëllim të mbulimit të konsumit për këtë situatë të krijuar, KEK t’i ofrojë Operatorit të Sistemit të Distribucionit(KEDS) energjinë e siguruar, sipas kushteve të parapara në MFSH.

“Komiteti Teknik Emergjent ka këtë përbërje:  përfaqësuesit e  Ministrisë së Ekonomisë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, Korporata Energjetike e Kosovës, Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Operatori i Sistemit të Distribucionit (KEDS), Furnizuesi i Shërbimit Universal (KESCO)”.

Komiteti teknik ka si qëllim që të identifikojë ndikimin e mundshëm në situatën emergjente të furnizimit me energji, operimit dhe likuiditetit në tregun e energjisë, menaxhimin e situatës, si dhe rekomandimin e mënyrave të minimizimit të efekteve negative si në furnizim ashtu edhe në treg gjatë situatës emergjente

Të ngajshme

Endrit Thaçi reagon pas dëshmisë së James Rubin

KushtrimGuraj

Raportohet se katër policë të Njësisë Speciale suspendohen se bënë shaka me Dimal Bashën

Erzana Fazliu

Tërmet në Shqipëri

Erzana Fazliu