Telenews

Haziri ia jep disa instruksione Kurtit para takimit me Vuçiqin në Bruksel

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se kryeministri Albin Kurti deri me tani ka pasur takime me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq vetëm sa për tu takuar, por që asnjë marrëveshje e re nuk është arritur.

Kështu është deklaruar Haziri përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se të parin e qeverisë nuk e kemi parë ende në veprim për të zgjidhur një çështje të vetme.

Ai ia ka dhënë disa instruksione kryeministrit për takimin e sotëm në Bruksel.

Postimi i plotë:

Deri tani, kryeministri i Kosovës ka pasur takime me presidentin serb sa për t’u takuar, por asnjë marrëveshje e re nuk është arritur. Është biseduar dhe dakorduar lidhur me metodat e implementimit të marrëveshjeve që janë arritur nga ish-kryeministrat e Kosovës.

Ende nuk e kemi parë Kurtin në veprim për të zgjidhur një çështje të vetme në agjendën e cila pritet të shtjerret së bashku me ndërmjetësin ndërkombëtar, që në këtë rast është BE dhe Lajcak në emër të përfaqësuesit më të lartë të BE-së dhe lehtësimit të vjen nga SHBA-të.

Në takimin e nesërm duhet ta kenë parasysh dhe prioritet negocimin sa më të shpejt të zgjidhjes së çështjeve që i kemi përpara. Natyrisht, me marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila përfundon me njohje reciproke dhe i obligon të dyja palët që ta zbatojnë dhe, mbi të gjitha, me këmbëngulësi dhe me vullnet politik duhet të insistojmë që kjo të përfundojë sa më parë sepse status-quo është armiku më i madh i Kosovës, e cila sjell tensione.

Në këtë rast, kapaciteti i gjetjes së zgjidhjeve tregohet, jo nëpërmjet policisë, por nëpërmjet dialogut.

Të ngajshme

Shenjat që tregojnë se keni diabet

Erzana Fazliu

Artan Behrami dhe Arian Tahiri nisin rrugëtimin për deputetë nga Mitrovica

KushtrimGuraj

Dokumenti zyrtar: EFT-ja e Vuk Hamoviqit u licensua në shtator të vitit 2021 – gjatë Qeverisë Kurti II

KushtrimGuraj