Telenews

Ngritet aktakuzë ndaj gjakovarit që rrahu bashkëshorten shtatzënë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.M., për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, pasi më 17 dhjetor 2022, në Gjakovë, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri me dashje i shkaktoi lëndime trupore të dëmtuarës,  M.B., bashkëshortes së tij shtatzënë.

Bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshjeje paraprake rreth djalit të tyre njëvjeçar, i pandehuri revoltohet dhe fillon ta sulmojë fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me grushte në kokë e pjesë të ndryshme të trupit, me ç ‘rast, të dëmtuarës i shkakton ndrydhje të indeve të buta të regjionit të kokës dhe të krahut, lëndime këto të përshkruara nga eksperti mjeko-ligjor.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente që i pandehuri M.M, të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Të ngajshme

Mishi brazilian jashtë tregut shqiptar, nga 3 shtatori ndalohet importi, përjashtohen porositë e bëra më herët

Yllka Gashi

Nipi zbulon fjalët e fundit të Michael Jackson: “Shihemi në korrik”

Yllka Gashi

E rëndë në Lluzhan të Podujevës | E goditi me veturë dhe e la të plagosur në rrugë – vdes 70-vjeçari nga Lluzhani, Policia në kërkim të shoferit që iku

Yllka Gashi