Telenews

Përfundon takimet në Bruksel, Kurti është nisur për Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur drejt Kosovës pas takimeve që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

“Me informacionet që kemi, kryeministri i Kosovës është nisur drejt aeroportit dhe në këtë moment duhet të jetë duke udhëtuar dhe sipas gjasave e njëjta gjë thuhet edhe për Vuçiq”, ka thënë gazetarja Erisa Zyka.

Tutje, ajo tha se BE ka thënë se ka pasur dy pjesë të rëndësishme të takimit, ku në pjesën e parë është diskutuar për vizionin e secilës palë mbi normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, pra se si e shohin Kosova e Serbia normalizimin, cilat janë pikat që mund të diskutohet e si mund të shkohet deri të ky normalizim.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 28 gusht

Rrezarta Ramaj

QKUK kryen me sukses ndërhyrjen e avancuar për frakturën e rëndë të pelvikut

Yllka Gashi

1.5 tonë drogë fshiheshin mes thasëve të orizit, policia zbulon ngarkesën rekord në Hamburg

Yllka Gashi