Telenews

Qentë endacakë ia “shqyejnë” maçokun, Yll Limani i reagon ashpër: Çka nëse ky do të ishte fëmiu im?

Këngëtari i njohur Yll Limani ka humbur maçokun e tij, të cilin e adoptoi pak kohë më parë. Siç thotë ai, maçokun ia kanë sulmuar tetë qenë endacakë, ndërsa reagimi i tij për komunën e Prishtinës ka qenë mjaft i ashpër.

Ai tha se “çka nëse në vend të macës do ishte fëmiu im” apo “nëse në vend të macës të isha unë”.

“”Kur Loki u shqye nga qentë e lagjes, krejt çka përjetova ishte mllef dhe irritim ndaj qeverisjeve komunale që lundrojnë nëpër liqejt e tyre imagjinarë. Asnjë moment nuk u irritova me ndonjërin prej qenve”, ka shkruar Ylli në InstaStory.

Sipas tij, përgjegjëse është Komuna e Prishtinës, e cila supozohej të ishte e përjetimeve, por që nuk po janë të bukura.

“Përgjigja normalisht që është e thjeshtë: Tek qeverisja e re e Prishtinës, për të cilët refuzoj me besu që jetojnë përbrenda renderave të tyre që kryeqytetin e shohin si planimetri të shkëputur prej problemeve ditore. Tek qeverisja e re që ka filluar mandatin duke na garantuar që mandati i tyre do të jetë i perjetimeve – të cilat s’po dalin me qenë domosdoshmërisht të bukura. Të paktën jo për familjen tonë” ka shtuar Ylli.

Të ngajshme

“Kjo është ajo që të pret kur kthehesh në shtëpi”, Dafina Zeqiri emocionon me postimin e fundit

Yllka Gashi

“Më shkatërruan emocionalisht”, flet aktorja për skandalin e fotove intime

Yllka Gashi

A është kopje e Bleros? Gruaja e këngëtarit zbulon pak nga portreti i të birit

Yllka Gashi