Telenews

Dogana e Kosovës kap 18 mijë euro “cash” të padeklaruara

Oficerët doganor në pikëkalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar futjen e 18 mijë e 250 eurove të padeklaruara. 

Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganore kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës.

“Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë. Por, automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësishtë në çantën e krahut) janë gjetur 18.250.00 euro të padeklaruara”, njofton dogana, transmeton Express.

“Pala përgjegjëse është gjobitur me 25% të vlerës totale, konform nenit 33.5 te KDAK-es, pjesa tjetër është ndaluar deri në përfundimin e procedurave hetimore”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Finlanda shpall paketën e 34-t të mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën

Yllka Gashi

Pensionohet prokurorja Laura Pula

Yllka Gashi

Granit Xhaka: Sunderlandi e meriton të jetë këtu, Europa League është një tjetër sfidë

Yllka Gashi