Telenews

Lladrovci, Kurtit: Tash edhe me dashtë, nuk ka vlerë shkarkimi i Rakiqit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, ua ka lejtuar kryetarëve të komunave serbe që të veprojnë vet si të duan dhe të mos e pranojnë Kosovën si shtet.

Ai ka reaguar edhe për shkarkimin e Goran Rakiqit nga pozita e ministrit për Kthim dhe Komunitete nga Qeveria e Kosovës.

“Tash edhe me dashtë, nuk ka vlerë shkarkimi i Rakiqit. Qysh po shihet, krejt serbët nën ndikim e partisë së Rakiqit po largohen nga institucionet e Republikës së Kosovës”.

“Ata po bëjnë çka po duan, ua lejoi Kurti të flasin e të bëjnë çka të duan. Nuk i ndëshkoi ata që e fyen e mohuan ekzistencën e Republikës së Kosovës. Veprimi politik i vonuar, është vendim i gabuar!”,ka shkruar Lladrovci.

Të ngajshme

Përparim Rama: Prishtina po pret!

Rrezarta Ramaj

Vëllai i Jakup Krasniqit: Arsye për t’u dënuar nuk ka, krimet i bëri Serbia

Yllka Gashi

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person i kërkuar për vepër penale me narkotikë

Rrezarta Ramaj