Telenews

Escobar ndjek koncertin e pianistit kosovar në Vjenë

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, mbrëmë ka ndjekur koncertin e pianistit kosovar, Zakir Popaj, në Vjenë.

Popaj ka publikuar fotografi bashkë me emisarin pas koncertit në Palais Schönborn-Batthyány teksa për takimin me të thotë se “rasti është mbret i botës”.

Në Vjenë është duke qënduar edhe I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, që mbrëmë ishte pjesë e një diskutimi për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE, veçse nuk dihet nëse edhe ai ka ndjekur koncertin e mbrëmshëm të kosovarit.

Të ngajshme

Defekt në një tubacion, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

Yllka Gashi

Shqipëria triumfon ndaj Bjellorusisë, vjen fitorja e parë pas 5 humbjesh

Yllka Gashi

Deklarata e papritur e Trumpit! SHBA dhe Kuba drejt marrëveshjes, shmanget ndërhyrja ushtarake

Yllka Gashi