Telenews

Vuçiq aludon se ka kaq çnjohje të Kosovës në sirtar për ti shpalosur

Në kulmin e krizës së raporteve kur perëndimi është aktivizuar me gjithë kapacitetet për gjetjen e një zgjidhjeje mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media ka pretenduar se i ka në fiok “shtatë çnjohje të pavarësisë së Kosovës”, shkruan Danas.

Ai ka thënë se janë një numër i vendeve që kanë deklaruar se tashmë janë të gatshme për ta tërhequr njohjen për Kosovën, dhe se numri i tyre, sipas Vuçiq, ka shkuar nga katër në shtatë.

“Ato dokumente janë në fiokun tim, askund tjetër. Ato janë shtatë. Do t’i zbulojmë kur të është e nevojshme. Është punë e vështirë dhe luftë e vështirë”, ka thënë presidenti i Serbisë.

Të ngajshme

Defekt në një tubacion, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

Yllka Gashi

Shqipëria triumfon ndaj Bjellorusisë, vjen fitorja e parë pas 5 humbjesh

Yllka Gashi

Deklarata e papritur e Trumpit! SHBA dhe Kuba drejt marrëveshjes, shmanget ndërhyrja ushtarake

Yllka Gashi