Telenews

Arrestohet ‘Madona’ e Turqisë

Këngëtarja turke Gulsen është arrestuar dhe akuzuar për nxitje të urrejtjes për një shaka që ka bërë me shkollat ​​fetare.

Në prill, këngëtarja tha me shaka se një anëtar i grupit të saj “perversiteti” ishte për shkak se ai kishte marrë pjesë në një, raporton BBC.

Pavarësisht se komentet ishin të vjetra, ato së fundmi u bënë virale në internet, duke tërhequr kritika nga qarqet konservatore.

Kritikët thonë se arrestimi është një përpjekje e presidentit Rexhep Tajip Erdogan për të konsoliduar mbështetjen përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Para arrestimit të saj, Gulsen – e cila shihet si Madonna e Turqisë – kishte kërkuar falje në mediat sociale dhe sugjeroi se fjalët e saj u kapën nga ata që synojnë të “polarizojnë shoqërinë”.

Duke shkruar në Twitter dhe Instagram, këngëtarja tha se ndërsa po “mbronte lirinë e shprehjes” me “shakanë mes kolegëve” i kërkoi falje “të gjithëve që u ofenduan”.

Të ngajshme

Dhëndri i Kosovës në garë për James Bond, nis provat për 007 –

KushtrimGuraj

Zbulohet zyrtarisht data e nisjes së “BBVK-së”-5

Rrezarta Ramaj

Adrola Dushi reagon sërish ashpër për protestat e studentëve: Mos e bëfshi pikën e hajrit ata që justifikoni mizorinë –

KushtrimGuraj