Telenews

Lista Serbe: Vuçiq dhe ekipi negociator ruajtën letërnjoftimet serbe

Lista Serbe e ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese duke thënë se kjo e ruan paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

Partia e drejtuar nga Goran Rakiq thotë se kjo marrëveshje ruan edhe dokumentet identifikuese të serbëve të Kosovës.

“Për serbët që jetojnë në Kosovë dhe Metohi kjo është e një rëndësie të paçmueshme, sepse populli jonë e di më së miri se sa netë pa gjumë, shqetësime dhe ankthe janë pas nesh në pritje të 1 shtatorit dhe masave të njëanshme të shpallura nga Prishtina me tensionet në veri”, thotë Lista Serbe duke shtuar se Vuçiq “me qëndrimin e tij të vendosur dhe të palëkundur ka mbrojtjur interesat kombëtare, mbi të gjitha të serbëve të Kosovës dhe Metohisë”.

Të ngajshme

Vazhdojnë ethet në Ligën e Kampionëve, në program nëntë ndeshje sonte

Rrezarta Ramaj

“Duhet të ndryshojë, përndryshe do ta ketë vështirë”, vjen paralajmërimi për Viniciusin

Rrezarta Ramaj

Shifra shqetësuese të dhunës në familje, raste të shumta raportohen brenda 24 orëve

Rrezarta Ramaj