Telenews

Rusia e bllokoi një deklaratë të OKB-së për mospërhapjen bërthamore, reagon SHBA-ja

Shtetet e Bashkuara kanë denoncuar veprimin rus, pasi Moska bllokoi miratimin e një deklarate të përbashkët për mospërhapjen bërthamore pas negociatave të gjata ndërkombëtare në Kombet e Bashkuara.

Traktati i Mospërhapjes Bërthamore (NPT), të cilin 191 nënshkrues e rishikojnë çdo pesë vjet, synon të ndalojë përhapjen e armëve bërthamore, të promovojë çarmatimin e plotë dhe të promovojë bashkëpunimin në përdorimin paqësor të energjisë bërthamore, raporton AlJazeera.

Rusia të premten pengoi miratimin e deklaratës, duke thënë se ajo kishte probleme me aspektet “politike” të tekstit, një hap i kritikuar nga Uashingtoni.

“Pas javësh negociatash intensive por produktive, Federata Ruse e vetme vendosi të bllokojë konsensusin për një dokument përfundimtar”, tha në një deklaratë zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, në përfundim të konferencës katër-javore të shqyrtimit të NPT-së.

Ai tha se masa e Moskës ishte bërë “me qëllim që të bllokonte gjuhën që thjesht pranonte rrezikun e rëndë radiologjik në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë”.

Të ngajshme

Ekskluzive: Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Yllka Gashi

Muharremi bën thirrje për qetësi: Protestë po, dhunë e vandalizëm jo

Yllka Gashi

Dënimet në Hagë, Britania: Krenarë me rolin tonë më 1999 – vendimi i sotëm nuk është mbi shtetësinë

Yllka Gashi