Telenews

Borrell thotë se më 1 shtator mund të shpërthente kriza në Veri nëse s’do të kishte marrëveshje

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se më 1 shtator mund të kishte shpërthyer kriza në Veri nëse nuk do të arrihej marrëveshja për dokumente ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një intervite për shërbimin publik austriak ORF, Borrell e ka cilësuar lajm të mirë marrëveshjen e 27 gushtit.

“Ne operojmë në modalitetin e parandalimit të krizave. Kriza mund të kishte shpërthyer më 1 shtator nëse nuk do të kishim arritur një marrëveshje për kalimin e kufijve. Ky është një lajm i mirë”, ka thënë ai.

Tash ka mbetur edhe marrëveshja për targat. Borrell është shprehur optimist që do të arrihet edhe ajo.

“Jam i bindur se mund ta zgjidhim edhe këtë”, ka thënë Borrell teksa tregon shenja optimizmi.

Më 1 shtator të hyjë në fuqi reciprociteti për targa dhe dokumente.

E për ta parandaluar reciprocitetin më 1 gusht sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, serbët lokalë më 31 korrik i kishin bllokuar rrugët që çojnë në dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 18 shtator

Rrezarta Ramaj

Specialja nis procesin për kompensim të viktimave në rastin e ish-krerëve të UÇK’së

Yllka Gashi

82-vjeçari nga Kosova humb jetën në detin e Velipojës

Yllka Gashi