Telenews

Vëllai i Paul Pogbas thotë se ai i bëri magji Kylian Mbappes

Një hetim policor është hapur pas pretendimeve të yllit francez të futbollit, Paul Pogba, se ai është viktimë e një komploti shantazhi shumë milionë euro që përfshin vëllain e tij Mathias.

AFP po shqyrton një aferë që përfshin një konflikt familjar dhe një magjistar, dhe kjo vjen më pak se tre muaj përpara se ylli i Juventusit pritet të ndihmojë Francën të mbrojë titullin e Kupës së Botës.

Pogba u tha hetuesve se shantazhuesit e tij donin ta diskreditonin duke pretenduar se ai i kërkoi një magjistari që të bënte një magji mbi Mbappen, gjë që Pogba e mohon.

Në një seri postimesh të publikuara të dielën, Mathias Pogba i bën apel direkt Mbappes, duke i thënë: “Kylian, a e kupton tani? Nuk kam asgjë kundër teje, kjo që po them është për të mirën tënde, gjithçka është e vërtetë dhe e ditur, magjistari dihet! Më falni për këtë vëlla, i ashtuquajtur mysliman deri në qafë në magji”, shkruajnë mediat franceze.

Si mund të ndikojë kjo te skuadra franceze?

Zbulimi i kësaj afere është koha e keqe për kombëtaren franceze, duke ardhur më pak se tre muaj para se të mbrojnë titullin e Kupës së Botës në Katar.

Pogba aktualisht është jashtë fushës me një dëmtim në gju dhe përballet me një betejë për të qenë plotësisht në formë, por ai mbetet një lojtar kyç në ekipin e Francës.

Ashtu si afera e shantazhit të vitit 2016 që përfshin Karim Benzema, Mathieu Valbuena, ekziston rreziku që kjo aferë të ndikojë negativisht në moralin brenda skuadrës.

Mund të ndikojë gjithashtu në marrëdhënien e Paul Pogba me Mbappen.

Duke folur për RMC Sport, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit Noel Le Graet tha se shpresonte që afera “të mos e vërë në dyshim” vendin e Pogbas në ekip.

“Në këtë fazë, këto janë vetëm thashetheme”, shtoi ai.

Të ngajshme

Yamal: Nuk luaj futboll për para, por sepse më pëlqen –

KushtrimGuraj

“Free Xhaka”, tifozët zviceranë i dalin në krah Granit Xhakës në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut –

KushtrimGuraj

Edhe Austria me mungesa, dy yjet e saj nuk luajnë ndaj Kosovës –

KushtrimGuraj