Kanë mbetur edhe tetë orë deri në fillimin e ndeshjes mes Austrisë dhe Kosovës, e cila zhvillohet sonte në kuadër të Ligës B të “Nations League”.
“Dardanët” do të përballen me Austrinë në stadiumin “Ernst Happel” të Vjenës, në një sfidë ku të dyja skuadrat synojnë fitoren.
Kosova do ta ketë një avantazh nga mungesat në radhët e Austrisë, pasi Konrad Laimer dhe Christoph Baumgartner nuk pritet të jenë në dispozicion, pasi munguan edhe në ndeshjen ndaj Izraelit.
Në anën tjetër, Kosova do të vuajë mungesën e Albian Hajdarit, për të cilin ende nuk janë bërë të ditura arsyet e mungesës.
Ndeshja Austri–Kosovë zhvillohet sonte nga ora 18:00 në “Ernst Happel” të Vjenës.

