Telenews

A po vjen fundi i smartphone-it? Meta po e çon inteligjencën artificiale nga telefoni te syzet –

Gara për pajisjen që mund ta zvogëlojë rolin e telefonit në jetën e përditshme po hyn në një fazë të re.

Meta ka prezantuar zhvillimet më të fundit rreth Muse, agjentit të saj personal me inteligjencë artificiale, dhe synimi është që ai të mos mbetet vetëm në telefon apo kompjuter.

Kompania ka bërë të ditur se Muse do të integrohet edhe në syzet e saj me inteligjencë artificiale, duke u mundësuar përdoruesve që të komunikojnë me agjentin pa përdorur duart.

Ideja është që syzet të kuptojnë atë që përdoruesi po sheh dhe Muse të veprojë mbi atë informacion.

Pra, në vend se t’i shpjegosh telefonit çfarë ke përpara, mund të shikosh një produkt në raft, një fletushkë apo një listë të gjatë dhe t’i kërkosh agjentit të veprojë.

Meta po e shtyn fort idenë se inteligjenca artificiale duhet të jetë gjithmonë pranë përdoruesit, ndërsa paralelisht ka prezantuar edhe një gamë të re syzesh dhe pajisjesh të veshshme.

Por kjo garë po hap edhe një debat të madh për privatësinë.

Syzet me kamera, mikrofonë dhe inteligjencë artificiale kanë ngritur shqetësime për regjistrimet pa dijeninë e personave të tjerë, ruajtjen e të dhënave dhe mënyrën se si përpunohen ato.

Megjithatë, drejtimi ku po shkon industria duket i qartë.

Telefonat nuk po zhduken nesër.

Por gjigantët e teknologjisë po përgatiten seriozisht për një botë ku ekrani i telefonit mund të mos jetë më qendra e jetës digjitale.

Të ngajshme

Volkswagen sjell një shërbim të ri – mund të luani edhe “Tetris”

Yllka Gashi

Meta prezanton varësen me AI “Muse Charm”

Yllka Gashi

McLaren ndryshon logon e saj të famshme, shenja e re paralajmëron ndryshimin më të madh në historinë e markës

Yllka Gashi