Telenews

Goditje për Kosovën, Hajdari nuk luan në sfidën ndaj Austrisë –

Kombëtarja e Kosovës zhvillon sot ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve, ku do të përballet me Austrinë.

“Dardanët” synojnë fitoren e dytë radhazi në grup, pas triumfit në ndeshjen e parë ndaj Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri Franco Foda nuk do të mund të llogarisë në Albian Hajdarin, i cili mungon në këtë përballje.

Përveç Hajdarit, nga lista për ndeshjen me Austrinë janë lënë jashtë edhe Meriton Korenica, Muharrem Jashari dhe Lindon Emërllahu.

Ndeshja Austri–Kosovë do të zhvillohet në stadiumin “Ernst Happel” në Vjenë, me fillim nga ora 18:00.

Të ngajshme

Edhe Austria me mungesa, dy yjet e saj nuk luajnë ndaj Kosovës –

KushtrimGuraj

Portieri irlandez refuzon të luajë kundër Izraelit: Vrasja e të pafajshmëve është e gabuar –

KushtrimGuraj

Shqipëria triumfon ndaj Bjellorusisë, vjen fitorja e parë pas 5 humbjesh

Yllka Gashi