Telenews

Vdes ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbachev

Ka vdekur në moshën 91-vjeçare ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbachev.

Gorbachev njihet si presidenti i fundit i këtij bashkimi para shpërbërjes.

Ai humbi betejën pas një sëmundjeje të rëndë.

Lajmi u bë i ditur nga spitali ku ishte i shtruar Gorbachev.

“Mikhail Sergeevich Gorbachev ka vdekur sonte pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë”.

Mikhail Gorbachev njihet si presidenti, i cili i dha fund Bashkimit Sovjetik, duke lidhur marrëveshje për reduktimin e armëve me Shtetet e Bashkuara dhe partneritete me fuqitë perëndimore për të hequr perden e hekurt që kishte ndarë Evropën që nga Lufta e Dytë Botërore dhe për të sjellë ribashkimin e Gjermanisë.

Të ngajshme

Kuvendi mblidhet të enjten, në shqyrtim tri projektligje

Rrezarta Ramaj

Kosova kritikohet edhe për të drejtat e komunitetit LGBTIQ+ në raportin e BE-së

Rrezarta Ramaj

Dolën për gjueti, 44-vjeçari qëllon aksidentalisht shokun e tij – humb jetën i riu

Rrezarta Ramaj