Për shkak të grevës së SBASHK-ut, në shkollat e Kosovës dyert nuk do të jenë të hapura për nxënësit.
E mbyllur për nxënësit këtë 1 shtator do të jetë edhe shkolla “Hasan Prishtina”, në Busavatë të Kamenicës.
Gazetarja e t7, Laura Çelaj, që po qëndron në këtë shkollë, raporton se atje mësimi nuk është duke u mbajtur, ndonëse drejtori i kësaj shkolle, Mefail Maliqi është deklaruar kundër grevës.
Maliqi i tha se nxënësit e këtij fshati kanë humbur shumë tash e katër vite.
T7 iu sjellë disa fotografi nga kjo shkollë:



