Artisti Ermal Fejzullahu, gazetari i njohur nga Shqipëria, Alban Dudushi, dhe kantautori Korab Shaqiri do t’u drejtohen sonte qytetarëve në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sipas programit të publikuar, pjesë e mbrëmjes do të jetë edhe organizatori i protestës, Çlirim Haziri, ndërsa betimin e ushtarit do ta sjellë veterani i UÇK-së, Fazli Muharremi.
Protesta mbahet nga ora 21:00, në vazhdën e kundërshtimit të aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe kërkesave për veprime konkrete institucionale në mbrojtje të tyre.
Kjo mbrëmje i paraprin protestës së paralajmëruar për nesër, më 1 tetor, në orën 16:00, në të njëjtin shesh.

