Telenews

Ramush Haradinaj kujton Dr. Shpëtim Robajn: Shërbeu në ditët më të vështira të luftës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Dr. Shpëtim Robajn, në 28-vjetorin e rënies së tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj ka vlerësuar kontributin e Robajt gjatë luftës, duke theksuar përkushtimin e tij në shërbim të luftëtarëve të lirisë dhe kujdesin për plagët e tyre në ditët më të vështira.

“Në ditët më të vështira të luftës, u shërbeve luftëtarëve të lirisë dhe u qëndrove pranë duke shëruar plagët e tyre. E deshe Atdheun dhe e dërrove atë deri në flijim”, ka shkruar Haradinaj.

Ai e ka kujtuar Robajn si një njeri që i shërbeu atdheut me përkushtim dhe sakrificë, duke nderuar kështu veprën dhe kujtimin e tij.

Të ngajshme

Fëmijët tre dhe katër vjeç bëjnë deri në 30 mijë hapa në ditë

Rrezarta Ramaj

Progresi i Shqipërisë është i pakontestueshëm — por kujt vallë po i pengon

Rrezarta Ramaj

Ermal Fejzullahu e Korab Shaqiri sonte në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”

Rrezarta Ramaj