Telenews

Jasharaj: Uroj që presidentja t’i shohë palët të barabarta

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës të Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se pret nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që t’i shohë palët të barabarta sa i përket grevës së punëtorëve të sektorit publik.

Jasharaj ka thënë pas takimit që ka pasur të premten me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, se presin nga Osmani që ajo të kontribuojë në dialog të mirëfilltë të sindikatave me qeverinë.

“Ne jemi të angazhuar maksimalisht që kushdo që mundet ta bëjë një hap pozitiv drejt dialogut. I kemi thënë kabinetit të saj po dhe jemi në pritje, datë nuk kemi. Uroj që presidentja t’i shohë palët të barabarta. Po urojmë edhe te zoti që ajo të kontribuojë që dialogu i mirëfilltë të fillojë dhe kemi shpresa edhe te ajo që do të bëjë ndonjë hap pozitiv”, ka thënë Jasharaj.

 

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 2 tetor

Rrezarta Ramaj

Aurora Rrusta i jep fund beqarisë – publikohen pamje nga kanagjegji

Rrezarta Ramaj

Haziri nga protesta: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Rrezarta Ramaj