Armando Broja ka nënshkruar edhe zyrtarisht kontratë të re me Chelsean.
Në afatin kalimtar të verës pati mjaft shumë spekulime rreth të ardhmes së tij, por sulmuesi shqiptar në fundi mbeti te klubi londinez.
Klubi i Chelseat ka njoftuar zyrtarisht këtë të premte për rinovimin e kontratës me Brojën.
Sipas kontratës së re, 20-vjeçari do të jetë i lidhur me “Blutë” deri më 30 qershor 2028.
Kontrata paraprake e reprezentuesit të Shqipërisë ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2026.
Armando Broja kontratën e re e nënshkroi në praninë e pronarit të klubit, Todd Boehly.
A new deal for Armando Broja! ✍️🔵
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 2, 2022

