Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e tij të Financave kanë qenë dy emrat më të përfolur ditëve të fundit në vend, për shkak të qasjes që kanë pasur ndaj sindikatave që janë futur tashmë në grevë.
Kreu i MF-së, Hekuran Murati, ka marrë vendim që të mos iu ekzekutohen pagat atyre që marrin pjesë në greva, duke shkaktuar kështu reagime të shumta.

