Telenews

Edhe 6 persona në pranga, dyshohet se trafikuan 11-vjeçaren në qershor

Policia ka arrestuar 6 persona të dyshuar për dhunimin dhe trafikimin e 11-vjeçares, në muajin qershor.

“Gjashtë personat e dyshuar (madhor), dyshohet se janë përfshirë në veprimtari penale, gjegjësisht si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi me njerëz”, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi’”, si dhe, në bazë të provave dhe dëshmive të siguruara deri më tani nga hetimet e zhvilluara, dyshohet se janë të përfshirë në rastin e qershorit, ku e mitura ishte raportuar si person i zhdukur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Sigurojmë opinionin publik se për të dy çështjet penale ku e përfshirë është viktima e mitur, prokuroria në koordinim me institucionet e tjera relevante ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me profesionalizëm e përgjegjësi dhe po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore tutje”.

Po ashtu, në cilësi të provave materiale janë konfiskuar shtatë telefona mobil që do të shërbejnë në procedurë penale.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.

11-vjeçarja dyshohet se u dhunua përsëri ditë më parë, nga 5 persona tjerë që poashtu janë në paraburgim .

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 2 tetor

Rrezarta Ramaj

Aurora Rrusta i jep fund beqarisë – publikohen pamje nga kanagjegji

Rrezarta Ramaj

Haziri nga protesta: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Rrezarta Ramaj