Telenews

Çitaku i kundërpërgjigjet Gashit: Asnjëherë nuk kam abuzuar me fonde, e as me pozitë

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku i është kundërpërgjigjur ish-këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, pasi ky i fundit e ka cilësuar Çitakun si një ‘përfaqësuese e regjimit të vjetër’. Gashi po ashtu e akuzoi Çitakun për vjedhjen e fondeve të luftës.

Çitaku përmes një shkrimi në Facebook tha se asnjëherë nuk ka abuzuar me fonde e as me pozitë

Sipas saj, Kosova i ka dhënë asaj gjëra që nuk blihen me para, si shembull nderin për të nënshkruar deklaratën e pavarësisë, dhe për të shërbyer si deputete, ministre e ambasadore.

“Unë, përfaqësuesja e regjimit të vjetër. Asnjëhere nuk kam abuzuar me fonde, e as me pozitë. Nuk jam pasuruar financiarisht.  Po, mua Kosova më ka dhanë gjana të cilat nuk blihen me para. Ma ka dhënë nderin me e nënshkru deklaratën e pavarësisë. Ma ka dhënë nderin me shërby si deputete, ministre, ambasadore”, shkroi Çitaku.

Tutje, ajo tha se Kosovës i është borxh dhe përjetësisht do t’i shërbejë.

“Ma ka dhanë nderin me qenë pjesë e proceseve shumë ma të mëdha se une vet. Andaj, përjetë i jam borxh, e përjetësisht do t’i shërbej”.

Të ngajshme

GASHANI PREZANTON “GOLDEN HOUR” NË LONDON FASHION WEEK

Rrezarta Ramaj

Fushë Kosova me aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë

Rrezarta Ramaj

Yll Limani me emblemën e UÇK-së në koncertin në Gjermani: Zemra e Kosovës është në Hagë

Rrezarta Ramaj