Telenews

Prokuroria po merret me Nushin e Hysenin, Policia e ka kontaktuar edhe Ministrin Murati pasi u gjuajt me miell

Partia Socialdemokrate dje ka zhvilluar një aksion simbolik, gjatë së cilit, Nol Nushi e Zgjim Hyseni kanë hedhur miell mbi ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka dalë me raport, ku thotë se rasti është iniciuar si “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

Në raport thuhet se ministri Murati është kontaktuar dhe ka thënë se nuk është lënduar.

Raporti i plotë:

PRISHJE E RENDIT DHE QETËSISË PUBLIKE

Prishtinë 03.09.2022 – 15:10. Në gazeta të ndryshme dhe rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shihen disa persona duke hedhur miell mbi një ministër të RKS-së. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin ku ka ndodhë incidenti, është kontaktuar ministri, i cili ka njoftuar se nuk është lënduar. Është njoftuar prokurori i cili ka sugjeruar që të  bëhet shënim zyrtar, për procedura të mëtejme ligjore.

Të ngajshme

Ky është Raif Aliu, 47-vjeçari që humbi jetën në Drenas

Rrezarta Ramaj

Prishtina nikoqire e konferencës ndërkombëtare për publikimin digjital të statistikave

Rrezarta Ramaj

Gucati me dedikim prekës për vajzën e tij: Pusho në dritë, do mbetesh gjithmonë brenda meje!

Rrezarta Ramaj