Telenews

Maluma përfundon në spital, si është gjendja e tij shëndetësore

Ylli latin, Maluma i është nënshtruar një operacioni. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një fotoje që ka publikuar në Instagram, ku shihet në spital. Në postimin e tij, ai zbuloi se do t’i nënshtrohet sërish një operacioni, ndërsa miliona ndjekës i dërguan mesazhe për shërim të shpejtë.

“Po realizoj një operacion të vogël në të njëjtin gju, por me lutjet dhe energjinë tuaj të mirë, me siguri gjithçka do të shkojë mirë. Ju dua dhe më uroni fat”, ka shkruar ai. Për fat të mirë, operacioni ka dalë me sukses dhe ai e ka treguar vetë në InstaStory gjendjen e tij të mirë.

Në vitin 2019, ai iu desh t’i nënshtrohej një operacioni parandalues ​​në gju për shkak të këputjes së ligamenteve.  Pas kësaj, artisti kolumbian ndau procesin e tij të rikuperimit me ndjekësit e tij teksa u pa duke përdorur paterica për një periudhë. /abcnews.al

Të ngajshme

Vedat Bajrami padit Xhulin për shpifje dhe fyerje pas deklaratave në podcast

Rrezarta Ramaj

Alba viziton qytetin e dashurisë, kush po e shoqëron?

Rrezarta Ramaj

Dantella rikthehet fuqishëm: Modelet më të bukura të veshjeve dhe aksesorëve

Rrezarta Ramaj