Telenews

Sindikata e QKUK-së me ftesë publike për takim me FSShK-në

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka dalë me një thirrje publike për të mbajtur takim me kryesues të Federatave të Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, pjesë e së cilës është edhe vet.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se këtë takim e kërkojnë me qëllim të shmangies së masave dhe veprimeve sindikale

“Duke e mbështetur entuziazmin dhe vullnetin tuaj në përmirësimin e shërbimeve, në përpjekje për të ofruar mbështetjen në arritjen e këtij objektivi me rëndësi për qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa me qëllim të diskutimit rreth urdhëresave tuaja të cilat potencialisht mund të kenë ndikim në ngritjen e cilësisë së shërbimeve, duke shpresuar që bashkërisht t’i eliminojmë elementet diskriminuese dhe standardet e dyfishta të cilat ne konsiderojmë që janë pjesë e këtyre urdhëresave”.

“Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së, e cila është një nga 54 shoqatat sindikale në kuadër të FSSHK-së, me qëllim të shmangies së masave dhe veprimeve sindikale, ndërsa duke promovuar dialogun social, me respekt kërkojmë një takim urgjent me datë 05.09.2022”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Atlético Madridi triumfon ndaj Real Madridit në derbin madrilen

Rrezarta Ramaj

31-vjeçari humb jetën teksa peshkonte në Drinin e Zi

Rrezarta Ramaj

GASHANI PREZANTON “GOLDEN HOUR” NË LONDON FASHION WEEK

Rrezarta Ramaj