Telenews

Reagon LDK-ja e Podujevës: Ndaleni presionin ndaj drejtorëve të shkollave për ta ndërprerë grevën

“Të ndalet menjëherë presioni ndaj drejtorëve të shkollave dhe personelit arsimorë në Podujevë”.

Ky është reagimi i Ekrem Hysenit, kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Podujevë, pasi drejtori i Arsimit të kësaj komune, Ani Fetahu, ka thënë se “greva ka mbaruar”.

Madje tri shkolla në këtë qytet njoftuan se mësimi vazhdon.

Ky është problem i nivelit qendror dhe përdorimi i komunave për qëllime politike eshtë i papranueshëm”, ka thënë Hyseni.

Komunat ku qeverisë Lëvizja Vetëvendosje po e përkrahin ndërprerjen e grevës.

“Situata e krijuar sot nga ndërhyrja e pushtetit lokal në drejtorët e shkollave po shkakton konfuzion të madh te prinderit dhe nxënësit tanë. Kjo është e papranushme”, thotë kandiati për kryetar të Podujevës.

“Tendenca e përdorimit të shkollave të Llapit për realizim të axhendave politike do të prodhojë probleme edhe për të ardhmen, sepse të njejtit do të punojnë bashkë edhe pas këtyre situatave”, mbaron postimi i tij në Facebook.

 

Të ngajshme

Haxhiu i bën bashkë shefat e grupeve parlamentare

Rrezarta Ramaj

Në vend të përkujdesjes, kërcënime nga i biri – babai 65-vjeçar shkon në Polici, djali përfundon në pranga

Rrezarta Ramaj

Lista e Anglisë me plot befasi, ftohen dy vëllezërit, por jo edhe Palmer

Rrezarta Ramaj