Telenews

Po vjen ora e Ritës, Tirana gati për koncertin

po-vjen-ora-e-rites,-tirana-gati-per-koncertin

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila një ditë më parë mbërriti në Tiranë, u dekorua nga presidenti me titullin e lartë “Naim Frashëri”, për kontributin e dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit.

Më pas gjatë ditës, këngëtarja u prit dhe nga ftuesi i saj, kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili falënderoi Rita Orën për shembullin pozitiv që u jep të rinjve dhe të rejave shqiptare.

Rita Ora shprehu krenarinë për origjinën e saj dhe siguroi se nuk do të ndalet së promovuari atë.

“Nuk ka rëndësi nga vjen, kush je, je burrë apo grua, ndjesia është e tillë që, nëse ti je krenar për prejardhjen, ajo që mund të bësh është ta bësh të njohur vendlindjen tënde. E kam besuar gjithmonë këtë dhe prindërit e mi ma kanë thënë çdo herë. Unë do të vazhdoj ta bëj këtë derisa të jem gjallë”, ka thënë Ora.

Rita Ora gjithashtu vizitoi fëmijët në një qendër komunitare në Tiranë, që mbështetet nga UNICEF-i. Këngëtarja kaloi kohë me fëmijët, duke luajtur me ta dhe duke zhvilluar aktivitete të ndryshme.

Të martën, Rita Ora do të mbajë koncert falas në sheshin Skënderbeu.

Nisur nga ngjarja e fundit në Kosovë, ajo e dhunimit të një vajze 11-vjeçare, koncerti i Rita Orës do të përcjellë një mesazh sensibilizues për shoqërinë shqiptare, për të respektuar më shumë gratë dhe vajzat./Top Channel/

Të ngajshme

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Yllka Gashi

Besoni apo jo, kjo aktore bukuroshe ka 70 vjet jetë

Yllka Gashi

Plot 50 vjet jetë, por Albërija duket si në ditët më të mira

Yllka Gashi