Telenews

Portreti i Rita Orës në Tiranë, artisti nga Kosova e realizon me grurë, oriz dhe misër

portreti-i-rita-ores-ne-tirane,-artisti-nga-kosova-e-realizon-me-grure,-oriz-dhe-miser

Pak para koncertit të Rita Orës në Tiranë, artisti nga Kosova Alkent Pozhegu ka realizuar portretin e këngëtares në sheshin Skënderbej.

Në fotografinë e publikuar nga fotografi Florion Goga, duket se portreti është realizuar me grurë, oriz, fara luledielli, misër dhe thjerrëza.

Në daljet publike këngëtarja e shoqëruar nga prindërit, thotë se dashurinë për Shqipërinë, traditat, gjuhën e deri edhe ushqimin e ka të kultivuar prej tyre.

Në pritje të albumit të ri mbi të cilin është duke punuar, lë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me të tjerë artistë shqiptarë.

Ndonëse rrëfen se kapitulli i radhës për të do të jetë i përqendruar tek kinematografia. Sa i përket martesës së saj me regjisorin Taika Waititi, nuk jep shumë detaje, por as nuk e fsheh lumturinë.

Të ngajshme

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Yllka Gashi

Besoni apo jo, kjo aktore bukuroshe ka 70 vjet jetë

Yllka Gashi

Plot 50 vjet jetë, por Albërija duket si në ditët më të mira

Yllka Gashi