Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të arrestimit të saj, martesës dhe më pas ndarjes me biznesmenin Fisnik Syla. Këngëtarja, gjatë një interviste për mediat në Kosovë, ka thyer heshtjen duke e konsideruar martesën me Fisnikun si “gabimin më të madh në jetë.”
“Njerëzit gabojnë, nuk do ta kisha bërë se ndonjëherë mendoj them jeta të përball me çfarë se pret. Njeriu mendon në mënyrë pozitive që gjithçka ka për të dalë, por ndryshojnë gjërat dhe nuk del si ti e mendon. Filluan disa mosmarrëveshje dhe ishte më mirë me ardhur deri tek ndarja. Pastaj filloj xhelozia.

