Telenews

Motrat Libohova nuk flasin akoma me njëra-tjetrën?

motrat-libohova-nuk-flasin-akoma-me-njera-tjetren?

Për marrëdhënien e Irma dhe Eranda Libohovës është folur gjerë e gjatë, sidomos vitin e kaluar kur në shumë medie qarkulluan thashethemet se motrat artiste nuk flisnin me njëra-tjetrën. Gjithçka nisi nga një detaj që nuk u kishte shpëtuar ndjekësve të Instagramit, të dy motrat nuk e ndiqnin më njëra-tjetrën. Dyshimet u shtuan më shumë kur Eranda Libohova u dekorua me çmimin “Mjeshtëri i Madh” dhe në festën që organizoi me rrethin e ngushtë shoqëror Irma mungonte.

Ditën e djeshme Eranda festoi ditëlindjen e 53-të, e rrethuar nga mikeshat dhe bashkëpunëtoret e afërta. Artistja e njohur ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa copëza nga festa e saj e ditëlindjes, ku duket se është argëtuar nën shoqërinë e tyre, por Irma nuk dukej gjëkundi.

Kjo e fundit as që e ka uruar të motrën në ditën e saj të veçantë madje ka përfituar nga koha e mirë për të pushuar pranë bregdetit. Ajo ka ndarë po ashtu një foto në Instagramin e saj, duke ngjizur akoma më shumë dyshimet e pikëpyetjet.

Të ngajshme

Videoklipi i Don Xhonit, jep dorëheqjen drejtori i “Makedoniumit”: Ndjej përgjegjësi morale, ishte lëshim i paqëllimshëm

Rrezarta Ramaj

Xhirimi i videoklipit të Don Xhonit në “Makedonium” në Krushevë ngjall debat, reagon Ministria e Kulturës

Rrezarta Ramaj

Ndryshon dëshminë infermierja për vdekjen e Mazonakis, zbulon çfarë ndodhi në klinikë –

KushtrimGuraj