Telenews

Ky është momenti kur Mbretëresha Elizabeth theu protokollin në funeralin e Dianës

ky-eshte-momenti-kur-mbreteresha-elizabeth-theu-protokollin-ne-funeralin-e-dianes

Mbretëresha Elizabeth II ka qenë monarkja më jetëgjatë e Britanisë së Madhe dhe ruajtësja e një tradite të rëndë, të cilën ajo u kujdes ta ruante me respekt. Megjithatë, si një grua inteligjente, ajo dinte të dëgjonte pulsin e çdo epoke, si dhe nevojat e popullit të saj. Ndaj nuk ishin të pakta rastet kur ajo theu protokollin mbretëror, duke kënaqur opinionin publik.

Njëra prej tyre ndodhi në funeralin e princeshës Diana, e cila vdiq në një aksident automobilistik në gusht 1997, së bashku me të dashurin e saj Dodi Al Fayette. Charles dhe Diana tashmë ishin të divorcuar, kështu që Lady D nuk ishte pjesë e familjes mbretërore. Prandaj Elizabeta preferoi, kur u mësua lajmi tragjik, të qëndronte në Kështjellën Balmoral në Skoci dhe të mbështeste psikologjikisht nipërit e saj, Princin William dhe Harry.

Britanikët që e adhuronin “Princeshën” e tyre, siç e quanin gjithmonë Dianën, e panë qëndrimin e mbretëreshës ende të ftohtë. Në të njëjtën kohë, shtypi ushtroi presion edhe mbi familjen mbretërore, duke e akuzuar Elizabeth për mungesë ndërgjegjeje.

Sipas biografit Sally Bedell Smith dhe ranker.com, ajo vendosi t’u japë fund thashethemeve rreth rrethanave të aksidentit. Kështu ajo u kthye në Londër dhe mbajti një fjalim televiziv, duke iu referuar natyrshëm humbjes së ish-nuses së saj.

Por ajo ku me të vërtetë e tejkaloi veten ishte në funeralin e saj, kur theu protokollin dhe uli kokën ndërsa arkivoli i Dianës u transportua në një procesion madhështor në Westminster Abbey. Mbretëresha supozohet se nuk do të ulte kurrë kokën para askujt, por Elizabeth vendosi që “princesha e popullit”, dhe veçanërisht njerëzit e saj, meritonin një shkelje të vogël./abcnews.al

Të ngajshme

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Yllka Gashi

Besoni apo jo, kjo aktore bukuroshe ka 70 vjet jetë

Yllka Gashi

Plot 50 vjet jetë, por Albërija duket si në ditët më të mira

Yllka Gashi