Sipas kryeministrit armen, Nikol Pashinyan, 49 ushtarë janë vrarë në kufirin me Azerbajxhanin, pas një përleshjeje të përgjakshme në orët e para të mëngjesit të 13 shtatorit.
Në orët e para të pas sulmit, të dy palët kanë akuzuar njëra-tjetrën, duke theksuar se disa ushtarë ishin vrarë. Përkatësisht, pala azere e bëri me dije e para përgjakjen e konfliktit, pa dhënë detaje për shifra.
Gjithsesi, ai ka përmendur këtu edhe disa goditje në frontin e luftës, të cilat kanë ardhur nga Baku pas ngjarjeve të para, të cilat ndodhën rreth mesnatës.
Në një raportim që agjencia franceze e lajmeve AFP pati, u bë e ditur se trupat azere patën kërkuar inkursion në Armeni. Megjithatë, sërish nuk u bë publike shkalla në të cilën ky inkursion po ndërmerrej, ose suksesi i tij.
Një zgjidhje e menjëhershme është kërkuar ndërkaq nga faktorët ndërkombëtarë, të cilët kanë bërë thirrje për armëpushim dhe në fakt, ky i fundit, duket i afërt.
Nagorno-Karabakh-u është njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por ka qenë nën okupimin e separatistëve armenë për 30 vite.
Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike, Azerbajxhanit dhe Armenisë, që nga viti 1991 kanë qenë të tensionuara, pasi ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakh-ut, i njohur ndërkombëtarisht si një territor azerbajxhanas.
Kur përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator, ushtria armene filloi sulmet ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase, si dhe shkeli disa marrëveshje humanitare të armëpushimit.

