Telenews

Zemaj: Kurti edhe kryeministër edhe ministër i Shëndetësisë

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është ngarkuar edhe me një detyrë shtesë, atë të ministrit të Shëndetësisë.

Ai tha se Albin Kurti nuk po e shkarkon Rifat Latifin, nga pozita e ministrit për shkak të dështimit.

Zemaj e quajti këtë spektakël populist.

“Kryeministri nuk e shkarkon Ministrin e Shëndetësisë për dështim. Për më keq, ky kryeministër vet ngarkohet si ministër i kësaj ministrie. Jam i bindur që më i paaftë se ministri aktual i shëndetësisë është vetëm ministri i vet ngarkuar sot, si ministër i dytë. Spektakël populist!” – tha Zemaj.

Të ngajshme

Fëmija humb jetën në Treboviq të Pejës, dyshohet se u zu nga dyert e oborrit

Rrezarta Ramaj

Pas Skenderajt, edhe Komuna e Malishevës miraton Deklaratën kundër Speciales

Rrezarta Ramaj

“Jo në emrin tim” sonte në Prishtinë: Ja kush do të flasë në natën e 14-të të protestës

Rrezarta Ramaj