Telenews

Kryetari i ri trazon Odën Ekonomike, ngrihen dyshime për konflikt interesi

Nga mesi i muajit korrik, Lulzim Rafuna ka filluar punën si kryetar i ri i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).

Por, dy muaj pas marrjes së detyrës, Rafuna po ballafaqohet me pretendime për disa sërë shkeljes që ndërlidhen me pozitën e tij në krye të Odës Ekonomike.

Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës, Sami Mazreku, ka denoncuar në Prokurorinë e Shtetit dhe Agjencinë Kundër Korrupsion gjendjen e dyshuar të Lulzim Rafunës në konflikt interesi.

Përmes dy shkresave drejtuar Prokurorisë Themelore në Prishtinë Agjencisë Kundër Korrupsion në javën e dytë të shtatorit, Mazreku ka kërkuar të iniciohen procedura hetimore ndaj Rafunës, nën dyshimin për konflikt interesi.

Sekretari i OEK-ut pretendon se gjendja e konfliktit të interesit në rastin e Rafunës lidhet me angazhimet e tij paraprake në Doganën e Kosovës.

Sipas pretendimeve të ngritura nga sekretari i OEK-t, Lulzim Rafuna është ende i emëruar si këshilltar i Drejtorit të Doganës së Kosovës, në cilësinë e Zyrtarit të Lartë Publik, me të cilin Oda Ekonomike ka partneritet.


Shkresa e Sekretarit të OEK-ut, drejtuar AKK-së

Një pretendim tjetër kundër Rafunës tashmë ndodhet edhe në Inspektoratin e Punës. Edhe këtë kallëzim e ka iniciuar Sekretari i OEK-ut.

Sipas pretendimeve të sekretarit, Rafuna është duke ushtruar funksionin e kryetarit pa përmbushur detyrimin e nënshkrimit të kontratës së punës.

Sipas tij, Rafuna nuk ka dhënë asnjë sqarim për mos nënshkrimin e kontratës.

Në shkresën drejtuar Inspektoratit të Punës thuhet se Rafuna është “duke shfrytëzuar asetet e OEK-ut si dhe duke keqpërdorur për nevojat e tij personale automjetin zyrtar të OEK-ut”.

“Poashtu, në kundërshtim me autorizimet ligjore dhe të drejtat e tij nga marrëdhënia e punës, “i zgjedhuri” Lulzim Rafuna pa lejen dhe autorizimin e punëdhënësit, është duke shfrytëzuar asetet e OEK-ut, duke keqpërdorur për nevojat e tij personale automjetin zyrtar të OEK-ut”, thuhet në shkresën drejtuar Inspektoratit të Punës.

Lulzim Rafuna ishte zgjedhur kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës më 14 korrik të këtij viti.

Ai u zgjodh kryetar me 27 vota, ndërsa mandati i kryetarit është katërvjeçar.

Lulzim Rafuna më parë ishte ish-drejtor i Doganës së Kosovës, ministër në detyrë i Financave dhe këshilltar i ish-ministrit të Financave, Bedri Hamza, dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Të ngajshme

Shpëtohet pas 10 ditësh nën rrënoja të Nepalit

Yllka Gashi

Formacionet zyrtare, Inter – Napoli: Rrahmani titullar

Yllka Gashi

Prishtinë: Një person plagoset në një lokal

Yllka Gashi