Telenews

Moti sot dhe ditëve në vijim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat pritet të zhvillohen dhe të kushtëzojnë riga ose ndonjë rrebesh të izoluar shiu që mund të shoqërohen me kokrra të imëta breshëri, ndërsa në viset e larta malore priten fjolla të herëpashershme bore. Mëngjesi pritet të jetë i ftohtë dhe vende-vende me brymë sidomos në zonat kodrinore-malore ku nata kthjellohet plotësisht.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore sot pritet të mbajë mot me alternime mes vranësirave dhe intervaleve të gjata kohore me diell. Vende-vende në zonat kontinentale priten rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa në disa male të larta priten fjolla bore. Në Mesdhe më nxehtë dhe kryesisht me diell.

Të premtën na pret mot i ftohtë dhe me alternime mes vranësirave dhe intervaleve të gjata kohore me diell.
Ende do të ketë gjasa për ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu dhe fjolla bore në zonat më të larta mbidetare.

Nga e shtuna pritet të kemi përmirësim të motit dhe rritje të temperaturave.

Të ngajshme

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohet një person

Valjeta Turkaj

Nesër varroset 37-vjeçari që u vra dje në Gjakovë

Valjeta Turkaj

Permbyset mjeti bujqësor, vdes 63 vjeçari ne Elbasan

Valjeta Turkaj