Telenews

Kaq kilogramë mjaltë Konfiskohen në Ferizaj dhe Han të Elezit

Policia sonte i ka sekuestruar rreth 6 mije e 800 kilogramë mjaltë që ishin pa dokumentacion si dhe e ka arrestuar një person për këtë rast.

Në njoftimin e PK-së thuhet se kjo u bë në bashkëpunim me inspektorët e AUV-it dhe Doganën e Kosovës, në katër lokacione, dy në Ferizaj dhe dy në Han të Elezit.

“Policia e Kosovës, konkretisht hetues policor nga rajoni i Ferizajt në bashkërendim me krimet ekonomike, Inspektorë të AUV-it dhe Dogana e Kosovës, kanë realizuar kontrolle në katër lokacione; dy në Ferizaj dhe dy në Han të Elezit, ku është sekuestruar një sasi e mjaltit prej 6,820 kg, i cili ka qenë mall pa deklaracion, në vende të ndryshme në sasi të ndryshme dhe pa asnjë mbishkrim”.

“E gjithë kjo sasi e mjaltit është sekuestruar nga personi i dyshuar me iniciale (S. Th.) që me veprime hetimore dhe dëshmi të siguruara ekziston dyshimi i arsyeshëm se: i dyshuari i lartcekur me iniciale ka kryer veprën penale “Tregtia e Ndaluar’’ sipas kodit penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Aksidenti tragjik në Malishevë, dy viktimat janë nga Rahovec

KushtrimGuraj

LVV reagon pas vendimit për masë të përkohshme

Donat Hashani

Miftaraj: Sipas ZRRE-së shqyrtimi i tarifave mund të përfshirje ngritje apo edhe ulje të tyre

Donat Hashani